Peja e ka mbyllur pjesën e parë në "Karagaç" ndaj Bashkimit, me avantazh:
Çereku i parë i takoi plotësisht pejanëve, të cilin e mbyllën me rezultat 22:10, njofton Klankosova.tv.
Tristan Ipke është basketbollisti që shkëlqeu gjatë 20 minutave të para, me 20 pikë, në derbin kryesor të xhiros së 21-të në Procredit Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë në Pejë përfundoi në shifrat 34-28, në të mirë të vendasëve.
Nga ana tjetër, Golden Eagle Ylli, deri tani nuk po lejon befasi në palestren "13 Qershori" në Suharekë, duke e mundur Proton Cable Prizrenin.
25-17 u mbyll fraksioni i parë, kurse edhe më të "frikshëm" suharekasit u shfaqën në 10 minutëshin e dytë, të cilin e dominuan plotësisht, duke shkuar në pushim me 18 pikë diferencë, 54-36, raporton Klankosova.tv
Peja - Bashkimi po transmetohet direkt në kanalin Sport 3, kurse Ylli - Prizreni në Sport 2, brenda platformës kryesore shqiptare, ArtMotion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.