Pas fitores ndaj Espanyolit me rezultat 2:0, që i dha Barcelonës titullin kampion në La Liga, mesfushori spanjoll Pedri ka reflektuar mbi një sezon të ngarkuar dhe plot sfida.
Ai e cilësoi këtë trofe si më të vështirin për t’u fituar këtë vit, transmeton Klankosova.tv.
Barcelona e mbylli ndeshjen me sukses në fushën e rivalëve lokalë dhe tashmë ka siguruar matematikisht titullin kampion.
Ky është trofeu i tretë për katalunasit këtë sezon, pas triumfeve në Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
“Titulli i kampionatit ishte më i vështiri për ne këtë vit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që arritëm ta fitojmë", u shpreh Pedri pas ndeshjes, duke shtuar se ky sezon ka qenë emocional edhe në aspekt personal.
“Të luash 200 herë për Barcelonën është një ëndërr. Dikur shpresoja për një ndeshje të vetme, tani dua edhe më shumë. Ky klub është gjithçka për mua".
Barcelona ka edhe dy ndeshje të mbetura në këtë edicion, por tashmë festa ka nisur për kampionët e rinj të Spanjës.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.