Lajmet e fundit

Kosova përgjatë viteve të fundit është përballë me dhjetëra raste të dhunimeve të personave të mitur, sulmeve seksuale dhe detyrimin e tyre për prostitucion.
Sipas raportit të policisë një vit më parë (2018), 61 persona nën moshën 16 vjecare u keqpërdorës seksualisht, 46 u sulmuan seksualisht, 38 u dhunuan, 26 u detyruan në prostitucion, 13 iu ofruan lokaleve për prostitucion, 7 u keqpërdorën në pornografi, ka 6 viktima të keqpërdorimit seksual të personave me çrregullime ose paaftësi mendore apo emocionale, 4 janë identifikuar si degradimi i integritetit seksual, 3 për shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, 3 raste të marëdhënjeve seksuale brenda familjes, 3 raste për nxitja e akteve seksuale, prekjes apo aktiviteteve nga personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet, 2 raste për keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe 1 rast është raportuar sipas kodit penal, si nxitje e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës.
Shifra gati të ngjashme pati edhe një vit më parë. Për çudi në 2017-ën numri i personave që u keqpërdorën seksualisht nën moshën 16 vjecare ishte njejtë me atë të 2018-ës (61). 4 më shumë u sulmuan seksualisht, në këtë vit (50), numer i njejtë është edhe tek dhunimet (38). Por të detyruar në prostitucion ishin 10 më shumë (36). 9 ju ofruan lokaleve për prostitucion, 6 u keqpërdorën në pornografi, 4 viktima të keqpërdorimit seksual të personave me çrregullime ose paaftësi mendore apo emocionale, 6 si degradim i integritetit seksual, 5 shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, 1 rast marrëdhnje seksuale brenda familjes, por për veprën raste nxitja e akteve seksuale, prekjes apo aktiviteteve nga personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet nuk kishte as një rast. Ishin 2 raste keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe 2 raste janë raportuar si nxitje e akteve seksuale me premtim të rrejsëm të martesës.
Në 2016-ën kishte më së shumti raste të raportuara si keqpërdorim seksual me persona nën 16 vjet. Bëhet fjalë për 76 raste. Në këtë vit pothuajse të gjitha veprat penale të kësaj kategorie, sipas emërimeve nga kodi penal, kishin ngritje të numrit. Shifra gati të ngjashme për raportimin e këtyre veprave, thuhet të kenë ndodhur edhe në 3 vitet paraprake. Deri në vitin 2013 me kodin e ri penal.
Ekspertët thonë se shumë sulme seksuale janë krime oportune dhe se mbikëqyrja e komunitetit do të ulte mundësin e kryerjes së këtyre veprave.
Si një ndër masat më të rëndësishme për parandalimin e abuzimit seksual të fëmijëve dhe pedofilinë konsiderohet edhe regjistrimi i personave të dënuar për këto vepra në një regjistër të posaçëm. Kjo është një praktikë e gjerë në shumë shtete, që nisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e më pas edhe në vende të tjera të Evropës. Qëllimi i ekzistimit të regjistrave të këtillë është njoftimi i publiku të gjerë me të dhënat e personave të dënuar më parë për abuzim seksual të fëmijëve me qëllim të mbrojtjes së viktimave potenciale nga personat e tillë.
Amerika, Britania e Madhe, disa vende evropiane dhe së fundi Maqedonia e Veriut kanë aplikuar regjistrin online për pedofilë, si masë preventive për mbrojtjen seksuale të fëmijëve. Këta regjistra me qasje të lehtë, online, për banorët e shtetit përkatës mbledhin të dhënat personale të personave që kanë kryer vepra penale me të mitur, duke i bërë publike të dhënat e tyre në mënyrë që të mbrohen fëmijët dhe familjet nga sulmet potenciale të pedofilëve.
Gazetarja e Klan Kosovës Blerta Ahmeti, përmes dokumentarit “Pedofilia, Kosova pa dosje” avokon tek institucionet në formim, që ta shqyrtojnë këtë shembull të shteteve të zhvilluara në mënyrë që të ulin numrin e rasteve në Kosovë.
Ky dokumentar u financua nga Bashkimi Evropian dhe u mbështet nga BIRN dhe AGK.