Lajmet e fundit

Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, ka thënë se pedagogja Arbënore Berisha- Bicaj është anëtarësuar në këtë parti.
“Lindur në Prishtinë dhe nënë e dy fëmijëve Arbënorja bartë titullin Doktor Shkence në lëminë e pedagogjisë. Për 13 vite ajo ka koordinuar programin më të madh në fushën e zhvillimit profesional dhe të kualifikimit të mësimdhënësve në vend, programin AKM në kuadër të Universitetit të Prishtinës, MAShT-it, dhe Fakultetit të Edukimit që ka shënuar një kthesë e rëndësishme në reformimin e arsimit dhe shkollave në Kosovës”.
“ Arbënorja ka punuar si ligjëruese e jashtme në Universitetin e Prishtinës, si ligjëruese e rregullt në disa Kolegje dhe Universitete private në vend dhe tani është profesoreshë në Kolegjin AAB. Ajo ka botuar librin “Procesi i Bolonjës dhe kurrikulat në fakultetet e mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës” dhe është bashkeautore në librin me karakter universitar të Prof. Dr. Afërditë Deva-Zuna, që titullohet “Partneriteti Shkollë-Familje-Komunitet, sfidë vijanoze””, ka shkruar Kurti në Facebook.