Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci është deklaruar lidhur me ndërprerjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës në këtë komunë.
Sipas Pecit, LDK nuk mundet të pretendojë se me 3 për qind të drejtojë ndërmarrjet komunale, dhe siç tha ai, të marrë më shumë përgjegjësi se sa i takon, transmeton Klankosova.tv.
“Unë kam qenë tepër bashkëpunues me shumicën e partive politike dhe asamblistët në Kuvendin Komunal të Mitrovicës. Qasja ime ka qenë tepër gjeneroze, por nuk mundesh me pretendu me 3% as me qenë nënkryetar i komunës, as me marrë më shumë përgjegjësi se sa të takon, e lëre më të kesh pretendime që të drejtosh të gjitha ndërmarrjet komunale”, tha Peci.
Ndërkohë, kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së, ka marrë vendim për dalje nga koalicioni qeverisës.
https://klankosova.tv/gezim-plakolli-ia-jep-vulen-prishjes-se-koalicionit-ne-mitrovice11/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.