Faton Peci, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se në qeverisjen e kaluar sekstori i Ministrisë së Kulturës ka qenë në gjendje të mjerueshme.
Ai në Magazina Zgjedhore derisa shpalosnin platformën për kulturë tha se qeverisja e tyre ka qenë transparente por vetëm në fillimin e 2015-tës, në këtë departament, kishte borxhe, përcjellë Klan Kosova.
''Qeverisja jonë dyvjeçare ka qenë transparente. Gjendja në Ministri ka qene shumë e keqe. Vetëm në fillimin e vitit 2015, në departamentin e kulturës kanë qenë 400 mijë euro borxhe''.
''Mos gadishmëria jonë që të futemi në borxhe, ka rezultuar që disa festivale dhe projekte të kulturës të mos kenë përkrahje të madhe''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.