Lajmet e fundit

Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku ka bërë me dije se Parlamenti Evropian në seancën plenare të sotme ka dhënë pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
"Kjo marrëveshje, të cilën e kam bashkënënshkruar në tetor të vitit të kaluar, tani e ka dritën e gjelbërt nga edhe nga Parlamenti Evropian, dhe mbetet vetëm që të hyjë në fuqi së shpejti, pas vendimit për konkludim të Këshillit të BE. I falënderoj të gjithë eurodeputetët që votuan, që Kosovës t’i sigurohet rruga drejt realizimit të ëndrrës evropiane, përmes dhënies së pëlqimit të tyre ndaj kësaj marrëveshjeje historike".
"Kjo marrëveshje do të ndikojë si në përforcimin e procesit reformues, ashtu edhe në përshpejtim të realizimit të ëndrrës së anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian" ka shkruar ai në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova.