Lëvizja për Bashkim do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media, pas zyrtarizmit të koalicionit me Partinë e Drejtësisë, njofton Klan Kosova.
Deri më tash PDK-së pos këtyre dy partive iu ka bashkuar edhe Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës.
Edhe në zgjedhjet e kaluara këto parti kanë garuar së bashku me PDK-në.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.