Lajmet e fundit

Hyzer Rizani është zgjedhur kryetari i degës së PDK-së në Lipjan në një garë të ngushtë me katër kandidatë të tjerë.
Kryetari i ri i PDK-së në Lipjan, i cili deri në zgjedhjet e fundit ka qenë kryetar i Rinisë Demokratike në Lipjan, falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të punojë pandërprerë për PDK-në, njofton Klan Kosova.
Kuvendi Zgjedhor ku ishin të pranishëm 270 delegatë, po ashtu zgjodhi Këshillin Drejtues të degës prej 71 anëtarëve si dhe 15 delegatë për Konventën Qendrore.