Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sot zgjedhjet e brendshme në degën e Dragashit,
Me shumicë të votave të delegatëve kryetar i degës u zgjodh Vehbi Nazifi, njofton Klan Kosova.
Kryetari i ri i PDK-së në Dragash falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe u zotua se do të punojë pandërprerë për komunën.
Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, delegatët e pranishëm në këtë Kuvend zgjedhor i përshëndeti ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi.
Ai tha se platforma politike e prezantuar nga lideri i PDK-së ka për qëllim zhvillimin të gjitha komunave pa dallim nëpërmjet reformave.