Lajmet e fundit

Në Kuvendin Zgjedhor të degës së PDK-së në Shtime pas një gare në mes të Mensur Nezirit e Rrahman Jakupit, ky i fundit është zgjedhur kryetar dege, ndërsa delegatët kanë zgjedhur edhe 51 anëtarët e Këshillit Drejtues të Degës.
Të pranishmit i përshëndetëm anëtarët e Kryesisë qendrore, Fehmi Mujota. Deputeti Fatmir Xhelili dhe kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismaili, njofton Klan Kosova.
Po ashtu, delegatët e degës së PDK-së në Novobërdë sot kanë votuar me shumicë votash Selatin Nuhiun për kryetar të ri të degës në këtë komunë si dhe 31 anëtarë të Këshillit Drejtues të degës.
Nënkryetari i PDK-së, Bajrush Xhemajli, duke folur para delegatëve të PDK-së në Novobërdë, tha se këto zgjedhje po e forcojnë këtë parti.
“Këto zgjedhje e freskojnë dhe forcojnë PDK-në në të gjitha nivelet, duke e rikonfmuar atë si partia më e madhe në vend”, tha ai.
Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon me procesin e brendshëm zgjedhor në të gjitha degët.