Lajmet e fundit
Llogoja e Partisë Demokratike të Kosovës është parë në një objekt, afër një qendre votimi, në Drenas - që të dielën zgjedh kryetarin

Simbole të Partisë Demokratike të Kosovës janë parë afër Qendrës së Votimit në shkollën fillore "Fehmi Lladrovci", në Drenas.
Një gjë e tillë është në kundërshtim me heshtjen zgjedhore, ndërsa mbetet të kuptohen rrethanat dhe veprimet e mëtutjeshme të shtetit në këtë drejtim, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se në Drenas, për të marrë drejtimin e komunës, në balotazhin e së dielës, përballen Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Xhemajlaj i NISMA për Kosovën.