Lajmet e fundit

Ish-Kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka aderuar sot zyrtarisht në Nisma për Kosovën, njofton Klan Kosova.
Pas kësaj, Partia Demokratike e Kosovës, parti në të cilën ka qenë pjesë Buja para se të aderonte në Nisma, ka dalë me një përgjigje për media duke thënë:
“PDK nuk ka pasur mundësi ta përfshij as në listë për deputet e as ta kandidoj për kryetar komune Shukri Bujën. PDK e falënderon për bashkëpunimin e deritashëm dhe i dëshiron suksese në rrugën që ka zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e PDK për media.