Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Kosovës - PDK, shënon sot 17 vjetorin e themelimit të saj, njofton Klan Kosova.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se PDK është partia më e madhe në vend, ndërsa Kadri Veseli ka thënë se PDK do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve.
Mes tjerash, Veseli falënderoi Thaçin që e solli PDK-në deri në këtë ditë.
Kryetari i kësaj partie poashtu tha se Partia Demokratike e Kosovës, punoi fuqishëm për vendin e vet me rrugë, shkolla, spitale e shumë projekte të përfunduara.
Në këtë përvjetor po marrin pjesë shumë ministra, përfaqësues të degëve nga shumë vende, nga forumi i gruas dhe shumë simpatizantë të PDK-së të cilët janë mbledhur për të festuar këtë ditë.