Lajmet e fundit

Nga ora dhjetë po mbahet mbledhja e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, por ende asnjë zyrtar i kësaj partie nuk ka dalë të flasë se çfarë është folur në mbledhjen e sotme, njofton Klan Kosova.
Ekipi i Klan Kosovës që po qëndron prej fillimit para rrethojave të selisë, nuk është lejuar që të hyjë brenda nga sigurimi.