Lajmet e fundit

Në tubimet e mbajtuara në Bajgorë dhe Tunel të Parë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, Partisë Demokratike të Kosovës, i janë bashkuar 150 qytetarë.
Kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, iu ka uruar mirëseardhje anëtarëve të rinj. “Mbështetja juaj është energji e re për të gjithë ne. Është motivim për angazhim edhe më të madh që “Fillimi i Ri” të jetësohet ashtu siç është projektuar”, tha ai.
Kastrati prezantoi para të pranishmëve edhe kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së në Mitrovicë. Ai tha se ata janë njerëz që kanë ndarë sakrifikcat, por edhe sukseset me Mitrovicën.
“Në radhë të parë janë njerëz të mirë, njerëz nga mesi juaj, që i dinë hallet tuaja. Janë profesionistë të mirë dhe shumë të vendosur që të mbrojnë interesin tuaj”, tha ai, transmeton Klan Kosova.