Lajmet e fundit

I pari i PDK-së Kadri Veseli së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Ferizajt, Agim Aliun, kanë prezantuar tre projekte infrastrukturore për këtë komunë.
Këto projekte i kane emërtuar si “Projekte për Bashkimin e Qytetit”.
Kjo pasi që këto projekte kanë të bëjnë me ndërtimin e dy nënkalimeve dhe një mbikalimi për këmbësorë që do të shmangin hekurudhën e trenit e cila kalon përmes qytetit.
Kandidati për kryetar Aliu tha se këto projekte janë domosdoshmëri për qytetin e Ferizajt, në mënyrë që të përmirësojnë kaosin urbanistik dhe në trafik për qytetarët e kësaj komune.
Ndërkohë Veseli tha se këto nuk do të mbesin vetëm projekte por që do të fillojnë implementimin qysh me marrjen e mandatit si kryetar komune të Agim Aliut.
Të tri këto projekte arrijnë shifrën mbi tre milionë euro, njofton Klan Kosova.