05.12.2016 · përditësuar para 3526 dite1 min lexim
Enver Hoxhaj, ministër i Kosovës, por edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka thurur lavde partisë së tij dhe strukturës organizative të saj.
Madje Hoxhaj, në Zona B të Klan Kosovës, ka tejkaluar Kosovën kur ka folur për organizimin e brendshëm të PDK-së, duke thënë se ndoshta janë më të organizuarat në Ballkan.
“Kemi 20 mijë vota më shumë në nivel të Kosovës se në zgjedhjet e kaluara. Kemi partinë më të madhe në vend dhe strukturën menaxhuese më të organizuar në Ballkan”, pohoi Hoxhaj.
Ministri, PDK-në e glorifikoi edhe më shumë kur foli për tranzicionin e liderit të partisë, nga Hashim Thaçi tek Kadri Veseli.
Ai tha se një tranzicion të tillë – të butë – do ta kishin lakmi edhe shumë parti në Europë, njofton klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.