Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar nga deputetët e Opozitës në Kuvend, që të përcakohen për një datë definitive për të kaluar ligjin për Dhomën e Posaçme të Supremes.
Ai dha edhe një ide për ta votuar në parim këtë projektligj pasi sipas tij nëse nuk përfundon sot, kjo çështje nuk diskutohet deri në vjeshtë, njofton Klan Kosova.
''Ta kalojmë sot në parim këtë ligj, kur të dojë opozita për herën e dytë le ta thonë një datë, le të përcaktohen. Mos thoni kqyrim, sepse ajo do të thotë në nëntor''.