Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një takim brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, dhe për pasoja është e vetmja parti që është duke munguar në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pritet votimi i mocionit të opozitës.
Në ndërkohë, holli i Kuvendit është boshatisur, derisa shumica e deputetëve janë në sallën e seancave plenare, njofton Klan Kosova.
Në sallën e Kuvendit tashmë janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nisma për Kosovën, AAK dhe ata të LDK-së, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.