Lajmet e fundit

Një delegacion i degës së Partisë Demokratike në Pejë, i përbëër nga nënkryetari i saj Muhamet Haliti, kordinatori Arton Muhaxheri dhe drejtoret e kësaj partie në pushtetin lokal vizituan Qendrën e Shëndetit Mendor në Pejë me rastin Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, ku u pritën nga stafi mjekësor i kësaj qendre.
Qendra e Shëndetit Mendor në Pejë vazhdon të kryejë një shërbim të pazëvendësushëm në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme mendore në të gjithë regjionin e Pejës, për çka nënkryetari Haliti i falenderoi stafin për përkushtimin dhe angazhimin që po bëjnë për t`iu ndihmuar njerëzve të kësaj kategorie, transmeton Klan Kosova.