Lajmet e fundit

Dega e Partisë Demokratike në Gjilan konsideron se kreu i këtij qyteti Lutfi Haziri po bën qejf me vizita turistike duke shfrytëzuar buxhetin e varfër të komunës, ndërsa milionat e tij të premtuara për investime në projekte infrastrukturore nuk po shkojnë në Gjilan.
"Luta po endet nëpër Gjermani, Austri, Bruksel dhe shumë vende të tjera, ndërsa shumë miliona euro investime që po vijnë në Kosovë, si përkrahje për shumë projekte të rëndësishme, Gjilani dhe Anamorava nuk po përfitojnë asnjë euro, e lëre më të flitet për ndonjë copë milioni" thuhet në një kumtesë të degës së këtij subjekti politik në Gjilan.
Sipas tyre, nga 25 milion euro që Gjermania nënshkroi për përkrahje të Kosovës në përmirësimin e kushteve të jetesës për kosovarët, për Gjilanin prapë nuk doli asnjë projekt të vetëm investiv.
Dega e PDK-së në këtë qytet poashtu thotë se kjo tregon sistemin mashtrues të Lutfi Hazirit, i cili me këtë sistem mashtrimi e bëri fushatën, mori votat nga qytetarët dhe sot po ua merr buxhetin e komunës dhe po e shpenzon nëpër Evropë dhe Amerikë, transmeton Klan Kosova.