Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë ditës së sotme pritet mbajë mbledhje të kryesisë së saj.
Burime të Klan Kosova bëjnë të ditur se në këtë takim, kryesia e PDK-së do diskutojë rreth marrëveshjeve të mundshme që mund të ofrohen si pjesë e koalicionit.
Po ashtu bëhet e ditur që gjatë takimit të sotëm do të caktohet dhe një datë e përshtatshme për të vazhduar mbajtjen e seancës konstituive e cila për disa herë radhazi dështon në formimin e institucioneve, transmeton Klan Kosova.