Lajmet e fundit

Dega e PDK-së në Gjilan ka drejtuar kritika ndaj qeverisë komunale e drejtuar nga Lutfi Haziri, për të cilën tha se ka filluar ta bëjë edhe shitjen e granteve të donatorëve ndërkombëtar, të cilët ia kanë falur Gjilanit
"Investimet e bëra nga programi i shtetit të Danimarkës për mbështetjen e sektorit të Agrokulturës në Kosovë, komuna e Gjilanit ka përfituar grante në vlerë prej mbi një milion euro nga organizata DANIDA, e cila ka ndërtuar shkollën e re të mesme të Agrobiznesit, ngritjen e pemtarisë, ndërtimin e serave dhe të fermës, të pajisura edhe me kabinete e laboratorë për mësim praktik të nxënësve të kësaj shkolle" thuhet në reagimin e këtij subjekti politik..
Sipas tyre Haziri ka vendosur që ta mbyll fermën e kësaj shkolle dhe ka shpallur ankand publik për shitjen e 7 viqave dhe të një lope.
"Nën menaxhimin e Lutës, Gjilani po falimenton, por jo vetëm bizneset private por edhe ndërmarrjet publike si dhe në këtë rast edhe fermën e një shkolle të mesme profesionale, të vetmen që e ka Gjilani dhe që askund tjetër nuk është në Kosovë' thonë në degën e partisë së Hashim Thaçit në Gjilan./Klan Kosova.