Lajmet e fundit

Dega e PDK-së në Prishtinë ka akuzuar ekzekutivin e Komunës së Prishtinës se ka manipuluar me tenderin e blerjes së 51 autobusëve.
Sipas anëtarit te kryesisë së PDK-së në Prishtinë - Triumf Sadikaj, së pari në komision për përzgjedhjen e kompanisë fituese për blerjen e autobusëve ka qene i përfshirë edhe Dardan Sejdiu, i cili është staf politik, dhe kjo sipas tij me ligj nuk lejohet, njofton Klan Kosova.
Po ashtu sipas PDK-së, tenderi është fituar nga një kompani e cila ka qenë më e shtrenjtë për 1.1 milion euro se ofertuesit e tjerë.