Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar koalicionin me Partinë e Drejtësisë.
Në një konferencë për media nga selia e PDK-së, Veseli tha se ky koalicion po përben fillimin e ri.
“Ky është vetëm fillimi. Koalicioni është perëndimor dhe evropian”, deklaroi Veseli, njofton Klan Kosova.
“Është koha që qytetarët e Kosovës të zgjedhin një lidership të ri, për të ardhmen e familjeve tona dhe qytetarëve tonë”.
“Është koha për një ekonomi industriale, me bujqësi intensive, ku gjithë qytetarët marrin përgjigje për vendin e tyre dhe ndërkohë synojnë dhe arrijnë ta qojnë Kosovën përpara”.
“Çdo parti politike i bashkëngjitet partisë më të madhe në vend dhe partisë më demokratike në Kosovë”.
“Ky është fillimi i ri. Do të kemi edhe koalicione të tjera”, përfundoi Veseli.