Në një sallë të mbushur plot, Partia Demokratike e Kosovës sot mbajti tubim në Lipjan.
Aty kandidati për kryeministër i këtij subjekti, Enver Hoxhaj, premtoi se në rast PDK fiton, pos që do të sigurojë vaksinën anti-COVID gjatë këtij viti, po ashtu do të furnizojë me barna falas pacientët me sëmundje kronike.
Hoxhaj u zotua se në 100 ditëshin e parë të qeverisjes së tij, do të dinë si të zëvendësojnë 33% e procesit mësimor që kanë humbur nxënësit gjatë pandemisë.
Pos në Lipjan, Hoxhaj të shtunën qëndroi edhe në Shtime dhe Suharekë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.