Kanë mbetur më pak se 24 orë nga seanca e Kuvendit që u mbajt me kërkesë të PDK-së, e drejtuesit e këtij subjekti politik duan të sigurohen se do ta kenë edhe përkrahjen e partive tjera.
Kështu nënkryetari Shaqir Totaj po kërkon edhe këtë të hënë mbështetjen për pakon e propozuar financiare prej 320 milionë eurosh si kundërpërgjigje shtetërore ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Shefi i deputetëve të LDK-së Arben Gashi i tha Klan Kosovës përmes telefonit se grupi i kësaj partie do të mblidhet të martën në ora 10:00, për të vendosur nëse do ta përkrahin ose jo pakon e propozuar nga PDK-ja.
Kronikë e përgatitur nga gazetari Drin Demiri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.