Lajmet e fundit
Grupi i këshilltarëve të PDK-së në Komunën e Podujevës i ka lëshuar punimet e seancës së sotme të Asamblesë Komunale.

Kjo ndodhi pasi që ky grup ka konstatuar se është shkelur ligji për vetëqeverisjen lokale, në dispozitën që thotë se “të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës duhet të njoftohen paraprakisht me shkrim ashtu siç kërkohet 7 ditë pune para mbajtjes së mbledhjes dhe të dërgohen materialet e mbledhjes, si dhe të dhënat tjera që mund të përcaktohen me statut ose rregullore të punës”.
Këshilltarët komunalë të partisë që udhëhiqet nga Hashim Thaçi përmes një kumtese për media thonë se , një veprim i tillë në respektim të ligjit për qeverisje lokale nuk është ndërmarrë nga kryesuesi i kuvendit,Mehmet Gashi.
Gjithashtu, pakënaqësi dhe arsye e largimit nga seanca ka qenë edhe çështja për ngritjen e Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike për Banim sh.a. Podujevë në përbërje nga 3 anëtarë.