Lajmet e fundit

Edhe 2016-ta sikurse vitet e kaluara u karakterizua me shumë sfida, mospajtime mes pozitës e opozitës, përdorim të gazit lotsjellës në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit të Kosovës, protesta të organizuara në sheshet etj.
Menaxhimi i situatave që shpesh edhe eskaluan në Kuvend, të rënda dhe të papëlqyeshme nga personat brenda sallës por edhe nga opinioni, është munduar t’i menaxhoj kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili megjithatë u kritikua nga partitë opozitare.
Veseli në një intervistë për Indeksonline e ka cilësuar 2016-tën si vit sfidues, me imazh të lënduar, pavarësisht opozitës, e cila sipas tij, është përpjekur që ta paralizoj jetën institucionale, por që nuk ka mundur.
Ndërsa sa i përket demarkacionit kufitar me Malin e Zi, marrëveshje këtë të cilën po e kundërshton opozita, kryeparlamentari Veseli, i cili është edhe kryetari i partisë më të madhe në vend, PDK-së, tha se kjo parti ka votat e nevojshme.