Lajmet e fundit

Vetë e la muzikën e iu përvesh politikës në lule të rinisë.
E tashti kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po i fton të rinjtë që të veprojnë siç bëri vet dikur.
Të mërkurën subjekti që ky drejton hapi një platformë online ku luti të rinjtë që të anëtarësohen në partinë më të madhe opozitare, derisa ua premtoi tri gjëra: Hapësirë për veprim, besim në angazhim dhe përgjegjësi në vendimmarrje.
Të rinjtë kanë një muaj kohë për të kryer punën 30 sekondëshe, pasi afati për regjistrim do të mbetet i hapur deri më 20 nëntor.
Gjenerata e fundit e "Rinisë Demokratike" dikur numëronte rreth 16 mijë anëtarë.