Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Kosovës ka përgatitur padi për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahetmi.
Siç thuhet në komunikatën e PDK-së, padia do të të bëhet për shkak të “veprimeve inkriminuese të Komunës së Prishtinës, përkatësisht kryetarit të komunës Shpend Ahmeti për punësimet e paligjshme të mbi 250 militantëve partiak”.
"Komuna e Prishtinës në vend të punësimeve sipas ligjit dhe meritokracisë, është shndërruar në vatër të nepotizmit politik dhe familjar.
PDK ka mbledhur dokumentacionin e plotë zyrtar për këto keqpërdorime flagrante, prandaj bëjmë me dije opinionin publik se në fillim të javës së ardhshme, Grupi i kuvendarëve komunalë të PDK-së në Prishtinë do të ngre kallëzim penal në Prokurrinë Speciale ndaj Shpend Ahmetit dhe krerëve të tjerë bashkëpjesëmarrës në ndërmarrjen e tyre inkriminuese.
Padia do të ngrihet mbi bazë të fakteve të pakontesturshme:
1. Shpend Ahmeti dhe të tjerët, me punësimin joligjor të mbi 250 militantëve kanë kryer vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare.
2. Shpend Ahmeti ka kryer vepër penale të ushtrimit të ndikimit joligjor.
3. Shpend Ahmeti në këtë mënyrë ka privuar të tjerët nga mundësia e barabartë.
4. Shpend Ahmeti dhe të të tjerët kanë kryer vepër penale të marrjes së mitos për këto punësime.
Ka ardhur koha që kryetari i kryeqytetit të përballet me shkeljet e shumta ligjore dhe mos të vazhdojë punën edhe më tutje si kryetar i arsyetimeve dhe i rrjeteve sociale. Prishtina ka nevojë për një kryetar që punon e jo për një kryetar që tërë mandatin qëndron duke u ankuar dhe duke e mbajtur peng zhvillimin e Prishtinës", thuhet në komunikatë, transmeton Klan Kosova.