Lajmet e fundit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, përmes një komunikate për media, ka thënë se kjo degë nuk janë organizatorë të festimeve me rastin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
“...mirëpo pasi elektorati i PDK së në Skënderaj ka shfaqur interesim të madh për të festuar spontanisht më këtë rast, ne mbështesim këtë iniciativë”.
“Ne u bëjmë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së dhe gjithë qytetarëve të Skenderajt që festimet të jenë dinjitoze dhe të qeta, duke shmangur çdo tendencë për provokim dhe duke ruajtur vlerat demokratike dhe proevropiane të krijuara në Kosovë”, thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Skenderaj.
“Dega e PDK së ne Skënderaj është dega më e madhe dhe më e fuqishme e PDK-së në Kosovë. Mbështetja për PDK-në në Skënderaj është mbi 90% dhe të gjithë qytetarët e mbështesin fuqishëm zgjedhjen e z. Thaçi President i Republikës së Kosovës”.
“Z. Hashim Thaçi është personaliteti politik më i dëshmuar dhe më meritor në proceset e lirisë, pavarësisë dhe shtetndrëtimit të Kosovës, prandaj zgjedhja e tij është më shumë se legjitime”.
“Skënderaj gjatë historisë i ka dhënë vendit shumë personalitete të shquara. Skënderaj po i jep Kosovës Presidentin e vendit, si liderin më të votuar në Kosovë, kështu që Skënderaj mbeshtet fuqishem zgjedhjen e Hashim Thaçit President i Republikës së Kosovës”.