Lajmet e fundit

Dega e PDK-së në Skenderaj ka dënuar ashpër veprimet e dhunshme të opozitës në dëm të institucioneve shtetërore.
“Shteti i Kosovës është ndërtuar me shumë gjak e sakrifica, prandaj veprimet që cenojnë atë janë kundër të ardhmes së Kosovës dhe kundër të ardhmes së fëmijëve tanë. Këto veprime në dëm të shtetit duhet të ndëshkohen nga ligji, pasi lufta me dhunë për pushtet e çon vendin në qorrsokak dhe cenon frymën demokratike të tij si dhe prish imazhin e Kosovës karshi miqve të saj”, u tha në një takim të kryesisë së degës së kësaj partie me strukturat organizative të saj në terren.
Poashtu të pranishmit në takim u informuan edhe në lidhje me takimn e Hashim Thaçi me strukturat e PDK-së në këtë qytet që do të mbahet të enjtjen , transmeton Klan Kosova.