Lajmet e fundit

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Avni Bytyçi, e ka quajtur jo serioze mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Qeverisë Hoti.
Madje sipas Bytyçit, Vetëvendosje nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim opozitar.
"Mocioni për rrëzimin e qeverisë është një mashtrim tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse, këta nuk e kanë seriozisht as rrëzimin e qeverisë, e as bashkëpunimin opozitar për të zgjidhur problemet e qytetarëve".
Shkrimi i plotë:
Lajmëtari është shumë më rëndësi në politikë. Nga ai varet edhe serioziteti i palës tjetër për të dhënë e për të pranuar një mesazh.
Vet fakti që sot Lëvizja Vetëvendosje e ka detyruar një deputet anonim që të flas për mocionin e mosbesimit, që dorën n’zemër as vetë nuk e marrin seriozisht në partinë e tyre, tregon shumë për seriozitetin e kësaj partie politike.
Partia Demokratike e Kosovës është treguar e hapur, e sinqertë dhe mbi gjitha, shumë e drejtpërdrejt.
Mocioni për rrëzimin e qeverisë është një mashtrim tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse, këta nuk e kanë seriozisht as rrëzimin e qeverisë, e as bashkëpunimin opozitar për të zgjidhur problemet e qytetarëve.