Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Kosovës në degën në Prizren ka njoftuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës për nisjen që do të bëhet nga Prizreni për sipas tyre zgjedhjen e Hashim Thaçit president, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë është komunikata e dërguar nga dega e PDK-së në Prizren:
Njoftohen të gjithë Anëtarët dhe Simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, se nesër me datë 26.02.2016, nga ora 9:00, nga parkingu i 4 Kullave në Bazhdarhane, bëhet nisja me autobusë në mënyrë të organizuar, për të shkuar bashkarisht në Prishtinë, dhe për të festuar zgjedhjen e Kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, për President të Republikës së Kosovës.
Prizreni përherë do ta dëshmoj fuqishëm mbështetjen për Ju!
Festa do të jetë më festive se protesta.
Urime dhe Suksese PRESIDENT!