Lajmet e fundit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka reaguar për rastin e ngacmimit seksual ndaj një të miture nga shefi i grupit të këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Bekim Muja, i cili tashmë gjendet në paraburgim.
“Ne shprehim indinjatën me mosreagimin e kryetarit të komunës, kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe as të drejtuesve të Degës së LDK-së për këtë rast”.
Sipas PDK-së në Mitrovicë një gjë e tillë ndoshta është e pranueshme për ta, por jo edhe për qytetarët e Mitrovicës, për opozitën dhe për shoqërinë civile që e ka dënuar këtë rast, njofton Klan Kosova.