Lajmet e fundit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan ka kërkuar nga qytetarët gjilanas të ruhen nga gjarpinjtë.
“Qendra e qytetit të Gjilanit është bërë moçal dhe çerdhe e gjarpërinjëve, si pasojë e moskujdesit dhe mos mirëmbajtjes nga ana e institucioneve komunale. Shtrati i lumit Mirusha tanimë nuk vërehet fare nga papastërtia e jashtëzakonshme që është krijuar aty, ka dy vite që janë ndërprerë punimet e këtij projekti dhe që mirëmbajtja është lënë krejtësisht pasdore,ku rreziku tani është i lartë nga gjarpërinjët dhe brejtësit tjerë të cilët janë shfaqur mu në qendër të Gjilanit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Ndërkaq, Riad Rashiti anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit që vie nga radhët e PDK-së, thotë se është e patolerueshme kjo gjendje e jashtëzakonshme.
Dega e partisë së Hashim Thaçit në këtë qytet ka kërkuar nga institucionet komunale që menjëherë të merren masat për pastrimin e këtij moçali të rrezikshëm, i krijuar nga mos kujdesi i mirëmbajtjes së këtij lumi.