Lajmet e fundit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, e konsideron të papranueshëm dhe e dënon rastin e dëmtimit të pllakatit të projekt-planit të fabrikës së kërpudhave në Drenas, të prezantuar dje nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.
"Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas, mirëpret dhe përkrahë çdo iniciativë apo investim ekonomik që është në funksion të zhvillimit të Drenasit dhe mirëqenies së qytetarëve të tij."
"Qeverisja e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, në vazhdimësi, ka ofruar lehtësira dhe mundësi për të gjithë investitorët e interesuar dhe do të vazhdoj edhe më tutje ta bëjë një gjë të tillë. Parku i Biznesit në komunën tonë është një nga dëshmitë e shumta në këtë drejtim".
"Gjithashtu, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Drenas, vlerëson se janë të papranueshme improvizimet për qëllime elektorale dhe tendencat për të manipuluar opinionin publik të Drenicës".
"Drenicës dhe gjithë Kosovës i duhen investime reale që garantojnë rritje ekonomike dhe vende të reja të punës për qytetarët tanë", thuhet në një njoftim për media të partisë që drejtohet nga Kadri Veseli.
Klan Kosova ka raportuar gjatë ditës lidhur me këtë rast http://klankosova.tv/demtohet-tabela-e-projektit-te-fabrikes-se-kerpudhave-ne-drenas/