Lajmet e fundit

Votimi kundër Gjykatës Speciale i shtatë deputetëve të PDK-së, ka bërë që Kuvendi i Kosovës të mos mund ta amandamentojë kushtetutën në mënyrë që t’i hapë rrugë krijimit të dhomave speciale.
Për miratimin e këtyre amendamenteve ishin të nevojshme 80 vota të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mirëpo ato morën përkrahjen e vetëm 75 deputetëve, meqë 7 deputetë të PDK-së votuan kundër e 2 të tjerë abstenuan, kurse deputetët e opozitës e bojkotuan votimin.
Seanca, që filloi në mëngjesin e së premtes dhe zgjati rreth gjashtë orë, u karakterizuar me kundërshtime të ashpra ndërmjet koalicionit qeverisës dhe opozitës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shprehur qëndrimet pro dhe kundër ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Speciales. Mendime pro dhe kundër Speciales kanë dhënë gjatë tërë ditës edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të medieve.
Ndërkohë, përderisa pushtetarët e cilësonin të domosdoshme themelimin e kësaj Gjykate në mënyrë që, sipas tyre, të pastrohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, opozita në anën tjetër e kundërshtonte themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se përveçqë është e padrejtë ajo përbën edhe shkelje të sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në: