Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Kosovës, e ka dënuar rastin e kërcënimit me armë të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakut, i cili njëherit është edhe anëtar i Këshillit Drejtues të kësaj partie.
Partia e Hashim Thaçit përmes një kumtese për media thotë se e vlerëson punën e organeve të rendit për reagimin efikas, kapjen e autorëve të këtij kërcënimi dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë, transmeton Klan Kosova.