Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur veprim kriminal rastin e djegies së veturës së shefit të grupit parlametar të LDK-së, Ismet Beqiri.
"Ky veprim, vazhdimësi e sulmeve të kësaj natyre që tash e disa kohë po ndodhin në Kosovë, ka qëllime të qarta të frikësimit politik dhe krijimit të pasigurisë në mesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës"
"Partia Demokratike e Kosovës, kërkon nga institucionet përkatëse të ligjit që të veprojnë me vendosmëri në zbardhjen e këtij rasti dhe të gjitha rasteve të tjera dhe kryesit e tyre t’i sjellin para drejtësisë".
"Dhuna, kërcenimet dhe frikësimi janë metoda antidemokratike, anarkiste dhe si të tilla krejtësisht të papranueshme për institucionet dhe qytetarët. Kosova është shtet demokratik dhe ligjor, dhe vetëm përmes proceseve demokratike dhe respektimit të ligjit mund të arrihen qëllimet politike. Kush mendon të kundërten do të zhgënjehet" thuhet në reagim, transmeton Klan Kosova.