Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ka bërë një denoncim publik, duke akuzuar partinë aktuale në pushtet për vjedhje të votave në këtë komunë.
Ai u bënë thirrje organeve të drejtësisë të trajtojnë këtë rast, meqë siç potencon atje ndodhi fenomeni i njohur si ‘’Treni bullgar’’, transmeton klankosova.tv.
''Sipas raporteve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga subjekti ynë, ekziston dyshimi i bazuar që se paku ne dy Qendra te Votimit njëra ne shkollën ''Zekeria Rexha'' dhe tjetra në shkollën ''Fehmi Agani'' në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet'', ka thënë Beqa.
“Presim që shkelësit e ligjit zgjedhor të ballafaqohen me sanksionin penal që parasheh Kodi'', ka shtuar më tutje ai.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.