Lajmet e fundit

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se sulmet terroriste të ditës së sotme në Bruksel janë sulme ndaj njerëzve të pafajshëm, vlerave evropiane, humanizmit dhe lirisë, me qëllim të destabilitetit të kësaj pjese të civilizimit botëror.
"Sulmet e ditës së sotme nuk janë të drejtuara vetëm kundër Brukselit dhe demokracisë evropiane, por edhe kundër të gjithë popujve të lirë, përgjatë përpjekjeve për demokraci, paqe dhe procesit integrues të Bashkimit Evropian".
"Partia Demokratike e Kosovës dhe qytetarët e vendit tonë në këto momente të rënda janë përkrah Brukselit e qytetarëve të Belgjikës dhe ndjejnë e ndajnë dhembjen me popullin e këtij vendi".
Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se asnjë sulm i kryer ndaj vlerave dhe rendit demokratik nuk mund t’i ndalojë përpjekjet dhe aspiratat e popujve për të qenë të lirë dhe prosperues, transmeton Klan Kosova.