Lajmet e fundit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan ka dënuar dhunën që po ndodh në shkollat e këtij qyteti.
"Nuk është hera e parë që gjatë qeverisjes së LDK-së, nëpër shkollat e Gjilanit po përdoret dhuna, keqtrajtimet dhe fyerjet si instrument i edukimit ndaj nxënësve."
"Dhuna e përdorur dje nga drejtori i shkollës fillore “Abdullah Tahiri” ndaj një nxënësi në fshatin Malishevë, sikurse që ka ndodhur edhe në disa raste të tjera, tregon gjendjen e stërkeqe dhe të pakontrolluar në sistemin e Arsimit në shkollat e Gjilanit".
Sipas degës së partisë që drejtohet nga Kadri Veseli, veprimet e tilla të drejtorit, bien në kundërshtim me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Kosovës, si dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar të Republikës
"Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në dispozitat për të drejtat e fëmijëve, në nenin 50.3 shprehimisht parasheh që secili fëmijë gëzon të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi dhe shfrytëzimi" thuhet më tutje në reagimin e këtij subjekti politik, transmeton Klan Kosova.
.