Bastisjen e Komunës së Klinës dhe shtëpinë e kryetarit të kësaj komune që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sokol Bashota, dega e PDK-së në Klinë e ka parë si një tendencë për dëmtimin e figurës së kryetarit Bashota, përmes “një spektakli medial”.
“Kryesia e PDK-së, Dega në Klinë, formën e bastisjes në Komunën e Klinës e konsideron si një spektakël medial që nuk duhej të ndodhte nga organet e rendit”, thuhet në komunikatën e PDK-së, dega në Klinë, njofton Klan Kosova.
“PDK-ja, si forca më e madhe politike në Klinë ka kontribuar më shumë se gjithkush tjetër për krijimin dhe konsolidimin e institucioneve dhe është e gatshme në çdo kohë të bashkëpunojë me to në frymën demokratike të zbatimit të ligjit dhe të vënies në jetë të drejtësisë, parime këto që janë pjesë e personalitetit, angazhimit dhe përkushtimit të Kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili është një figurë e dëshmuar, me vlera të rralla të trashëguara nga prejardhja familjare, nga lufta e UÇK-së, nga shtet-ndërtimi i Republikës së Kosovës dhe i pavarësisë së saj”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.