Lajmet e fundit

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka mbajtur tubimin përmbyllës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Të pranishëm ishin liderët e tre partive kryesore në koalicion: Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj.
Lima ka folur për nevojën e madhe që, sipas tij, vendi ka për këtë koalicion dhe nuk harroi të tregojë se çfarë janë në gjendje të bëjnë së bashku tre komandantët.
Në këtë tubim, votën e kërkuan edhe Veseli dhe Haradinaj që treguan se pse ky koalicion e meriton të udhëheqë me vendin.
Kronikë nga Dibran Istrefi