Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se prioritet i subjektit të tij partiak, do të jetë integrimi i vendit në Bashkimin Europian e në NATO.
Këto deklarime Veseli i dha sot në prezantimin e tij të radhës me qytetarët e Gjilanit, derisa shtoi se do të jenë gjithmonë kundër atyre që cënojnë stabilitetin e vendit, brenda apo jasht Kosovës, njofton Klan Kosova.
''Integrimi i Bashkimit Europian e në Nato, do të jetë prioritet. Ne jemi europian dhe do të mbetemi shteti më pro-amerikan në botë, për shkak se ky është percaktimi i shtetit të Kosovës''.
''PDK nuk mendon vetëm për kajt, për ego, ne hoqëm dorë edhe nga posti i kryeministrit. Do të jemi bashkë me Ramush Haradinajn kryeministër, për katër vjet. Për katër vjet zotimi ndaj qytetarëve për Kosovën perëndimore. Kundër askujt. Do të jemi kundër çdo kujt që guxon me cënuar sovranitetin e Kosovës''.
''Nuk duhet të vetkënaqeni me fitore, duhet të jetë bindëse e vërtetë, që kalon përmasat e cdo fitoreje që ka pasur PDK deri më tani''.
''Bëhuni bashkë për të mirën e Kosovës, që në mënyrë të qetë e në mënyrë demokratike më 11 qershor, t’i jepni fuqi vendit për një Kosovë më të zhvilluar ekonomikisht''.
''Me cdo veprim tonë do të jemi përkrah shqiptarëve të Mexhvedës, Preshevës e Bujanocit. Nuk do të heqim dorë nga ta asnjëherë''.