Lajmet e fundit

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e quan një rezultat spektakolar atë të 21 qershorit, ku konfirmon se të gjithë kandidatët e PDIU-së brenda koalicionit të Aleancës për Shqipërinë Europiane dolën fitues.
“PDIU bën me dije se kandidatët e saj të zgjedhur bashkërisht me partnerët e tjerë të Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkitë e Peqinit, Konispolit, Rrogozhinës rezultojnë fitues.
Për t’u veçuar rezultati i lartë i Peqinit nga kandidati ynë i përbashkët brenda ASHE-së, Saimir Hasalla. Me këtë rezultat PDIU konfirmoi se ajo di të bashkojë shqiptarët pavarësisht përkatësisë së tyre partiake, rreth një kandidati të shkëlqyer dhe një oferte elektorale cilësore”, thuhet në njoftim, transmeton Mapo.