Lajmet e fundit
Partia e Drejtësisë ka uruar të gjithë besimtarët musliman të Kosovës dhe më gjerë ,me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në urimin e kësaj partie thuhet se Ramazani është sprovë e spastrimit të shpirtit dhe mendjes dhe se në këtë muaj solidariteti dhe mirësia njerëzore arrijnë kulmin e tyre, duke i bërë të afërt njerëzit me njëri-tjetrin për të ndarë jo vetëm gëzimin e besimit në vlerat fetare e njerëzore, por për të ndarë edhe kënaqësitë dhe sfidat përgjatë këtij muaji.
“Muaji i Ramazanit është ndër obligimet më fisnike në të cilën kultivohen vlera njerëzore dhe humane, toleranca, respekti i ndërsjellë, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për sakrificë materiale për të gjithë varfanjakët nevojtarë ku numri i tyre është shumë i madh.”
“I lehtë qoftë ky muaj për ju, besimtarë të devotshëm! Zoti Fuqiplotë ju ndihmoftë në këtë ritual fetar përgjatë këtij muaji të bekuar, duke ju dhënë shëndet dhe forcë gjatë kësaj sakrifice! “ thuhet më tej në urimin e PD-së,transmeton Klan Kosova